Më 15 nëntor FSK-ja realizon stërvitje ushtarake në Gërmi

Aktuale

Më 15 nëntor FSK-ja realizon stërvitje ushtarake në Gërmi

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Më 15 nëntor, Forca e Sigurisë së Kosovës, do ta realizojë një stërvitje ushtarake dhe marshim kondicional në zonën e Gërmisë.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se s’ka nevojë për shqetësim.

“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren”, thuhet njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat