AAK-së i bashkohet Duda Balje në Kuvend - bëhet me Grup Parlamentar

Aktuale

AAK-së i bashkohet Duda Balje në Kuvend - bëhet me Grup Parlamentar

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 16:41
Duda Balje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar për telegrafin, zëdhënënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Edhe pse partia e Ramush Haradinajt ka vetëm pesë deputetë – një më pak se numri minimal i kërkuar prej gjashtë anëtarësh për të krijuar një grup parlamentar – ajo e ka siguruar këtë përmes mbështetjes së deputetes Duda Balje.

Me bashkimin e saj, AAK ka përmbushur kushtin e nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat