Kurti uron Forcat e Armatosura të SHBA-së për Ditën e Veteranëve

Aktuale

Kurti uron Forcat e Armatosura të SHBA-së për Ditën e Veteranëve

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 19:21
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Veteranëve.

Në një postim në platformën X, Kurti ka nderuar shërbimin dhe sakrificën e burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Postimi:

“Në Ditën e Veteranëve, ne nderojmë shërbimin dhe sakrificën e burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Përkushtimi juaj ndaj lirisë, paqes dhe demokracisë ka forcuar vlerat tona të përbashkëta dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat