Mësohet pse u mblodhën qytetarët te Qendra e Numërimit

Aktuale

Mësohet pse u mblodhën qytetarët te Qendra e Numërimit

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 21:44
Qytetarët u mblidhen para Qendrës së Numërimit në Mitrovicë

Një numër i qytetarëve ka ardhur tek Qendra e Numërimit në Mitrovicë, të cilët kanë tentuar të afrohen afër QNK-së, por Policia e Kosovës nuk i ka lejuar, duke kërkuar nga ata që të largohen nga kjo pjesë.

Qytetarët i kanë thënë KosovaPress-it prapa kamerave se kanë ardhur vetëm të shikojnë se si është gjendja.

Gëzim Stavileci, ish-drejtor i administratës në Komunën e Mitrovicës, u bëri thirrje qytetarëve të largohen dhe mos të bëjnë presion.

Kurse, qytetarët brohorasin “Duam rivotim”, “Duam drejtësi”, “Hajnat në burg”, ndërsa më pas janë larguar.

Përndryshe, në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë po vazhdon rinumërimi i votave, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Aty ishte ndërprerë rinumërimi për shkak të dyshimit për keqpërdorim të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat