Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku duke komentuar ankesën e kësaj partie në PZAP, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave në Mitrovicë, ka thënë se kjo nuk është betejë për pushtet apo për një komunë më shumë ose më pak, por është një betejë për mbrojtjen e vullnetit qytetar dhe për ruajtjen e demokracisë.
Çitaku ka bërë të ditur se fushata zgjedhore në Mitrovicë ka qenë jashtëzakonisht e pabarabartë dhe ka përfshirë keqpërdorime të mundshme të instrumenteve shtetërore nga Lëvizja Vetëvendosje.
Çitaku ka shkruar në Facebook se PDK dhe kandidati i saj, Arian Tahiri, ia kanë uruar fitoren kundërkandidatit që nga natën e parë. Ajo e përshkroi këtë si një “fitore pa nder”.
Sipas Çitakut, komisionerët e PDK-së kanë evidentuar manipulime me fletëvotime, duke vërtetuar dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.
Ajo theksoi se kjo nuk është betejë për pushtet apo për një komunë më shumë ose më pak, por është një betejë për mbrojtjen e vullnetit qytetar dhe për ruajtjen e demokracisë.
“Kaq e thjeshtë është,” përfundoi Çitaku, duke bërë apel për respektimin e integritetit të procesit zgjedhor.