Adem Salihaj: Tash është radha e Lumir Abdixhikut për reflektim

Aktuale

Adem Salihaj: Tash është radha e Lumir Abdixhikut për reflektim

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 21:05
Foto arkiv/ Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se pas dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është koha që të reflektojë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Salihaj ka shkruar në Facebook se problemi kryesor nuk është vetëm humbja e dy komunave, por trendi i përgjithshëm i humbjes së LDK-së dhe PDK-së.

Sipas tij, ky trend kërkon dorëheqjen e kryetarëve të të dy partive që humbën komunat, si dhe një rishikim të strategjisë së tyre.

Postim i plotë:

Pas Memli Krasniqit, koha është të reflektojë edhe Lumir Abdixhiku. Dorëheqja e Memli Krasniqit ishte befasi për të mirë, sepse tregon se PDK megjithatë ka arritur një standard që nuk e kishte deri më tash. Tash është radha e Lumir Abdixhikut, sepse, njësoj si PDK, edhe LDK humbi dy komuna, madje njëra ka qenë bastion që nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet. Pretendimi që LDK të dalë partia e parë, është vërtetë jo vetëm megaloman, por edhe absurd. Në fakt kjo nuk shihet askund në horizont, kështu që është vetëm përpjekje për të krijuar iluzion. Humbja e dy komunave nuk mund të mbulohet me faktin se nuk u humb Prishtina, sepse ky do të ishte injorim i realitetit dhe përpjekje për ta mashtruar elektoratin e LDK-së.

Problemi kryesor i këtyre zgjedhjeve nuk është humbja e dy komunave, por trendi i humbjes së LDK-së dhe PDK-së. Në anën tjetër Vetëvendosja tregoi trend të ngritjes, sepse i fitoi tri komuna të reja. Ky trend jo vetëm që kërkon dorëheqje e kryetarëve të të dy partive që humbën komuna, por kërkon edhe një rishikim të strategjisë së tyre. Me strategjinë e deritashme, këto dy parti nuk mund të dalin fituese edhe për një kohë të gjatë. Momenti është për të reflektuar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat