LDK tregon nëse ka votë për mandatarin Konjufca

Aktuale

LDK tregon nëse ka votë për mandatarin Konjufca

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 16:00
Deputeti Alban Zogaj gjatë konferencës për media në selinë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka votë për mandatarin për kryeministër, Glauk Konjufca, tha deputeti, Alban Zogaj, raporton KosovaPress.

Ai në konferencë për media të enjten tha se Konjufca do të dështojë të formojë ekzekutivin.

Sipas tij, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja. Edhe kryetari në dorëheqje i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ky subjekt politik nuk do ta mbështesë mandatarin Konjufca.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, një javë më parë ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Konjufca, pas mandatimit për kryeministër nga presidentja Osmani, ka kohë deri më 19 nëntor të kërkojë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka dështuar me 26 tetor të formojë qeverinë e re. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat