KPK refuzon ankesën e Merita Kurtishi - Gaka

Aktuale

KPK refuzon ankesën e Merita Kurtishi - Gaka

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 18:56
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mbajti sot mbledhjen rregullt, nën drejtimin e Kryesuesit të Këshillit, Ardian Hajdaraj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mbajti sot mbledhjen rregullt, nën drejtimin e Kryesuesit të Këshillit, Ardian Hajdaraj. Në këtë mbledhje është shqyrtuar ankesën e kandidates anëtare prokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore, Merita Kurtishi-Gaka, kundër njoftimit të Komisionit Zgjedhor të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe, pas analizimit të dokumentacionit përkatës, ka marrë vendim për refuzimin e kësaj ankese.

Po ashtu, Këshilli ka vendosur që të shtyhet për mbledhjen e ardhshme trajtimi i Raportit të Komisionit Zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarin prokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore, bashkë me disa pika të tjera të rendit të ditës.

Gjatë mbledhjes, Këshilli është njoftuar për arritjen e moshës së pensionimit të dy prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mehreme Hoxha dhe Genc Nixha.

Në këtë rast, Këshilli ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin profesional dhe kontributin e çmuar që këta prokurorë kanë dhënë ndër vite dhe ka vendosur që të dërgojë propozimin për lirimin e tyre nga detyra te Presidentja e Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat