Prattipati dhe Llugaliu flasin për lehtësimin e tregtisë

Aktuale

Prattipati dhe Llugaliu flasin për lehtësimin e tregtisë

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 17:12
Pamje nga takimi

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, u takua sot me drejtorin e përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe progresi në lehtësimin e tregtisë.

“E ngarkuara me punë, Prattipati, mirëpret përpjekjet për forcimin e tregtisë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet tona” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat