“Një hibrid i Stanishiqit”- Reagime të ashpra pas pyetjes që iu shtrua presidentes në lidhje me votimin e diasporës më 28 dhjetor

Aktuale

“Një hibrid i Stanishiqit”- Reagime të ashpra pas pyetjes që iu shtrua presidentes në lidhje me votimin e diasporës më 28 dhjetor

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 12:44
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Në rrjetet sociale ka shpërthyer debat pas pyetjes së një gazetari në konferencën e djeshme për media, i cili tentoi ta ironizojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me pyetjen provokuese: “A je e vetëdijshme ti?, duke pretenduar se ajo i ka bërë favore Lëvizjes Vetëvendosje me caktimin e datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Derisa presidentja Osmani tha që është e mirëseardhur pjesëmarrja e sa më shumë qytetarëve në zgjedhje, përfshirë edhe diasporën, ky debat ka ngjallur reagime të shumta.

Mes të tjerëve ka pasur edhe një reagim në Facebook nga profili me emrin Jona Çitaku, e cila gazetarit që ia bëri pyetjen presidentes iu referua si hibrid i Stanishiqit.

“Por Presidentja ia dha përgjigjen siç e meritonte dhe ia la fytyrën në pesë pare këtij idioti”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Doli një hibrid i Stanishiqit duke u munduar ta ofendojë Presidenten Osmani me frazën “A je e vetëdijshme ti?”, kinse ia paska bërë favore Lëvizjes Vetëvendosje me caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Por Presidentja ia dha përgjigjen siç e meritonte dhe ia la fytyrën në pesë pare këtij idioti.

Respekt për përgjigjen e saj të qartë dhe të drejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat