“AAK nuk do të ketë koalicion parazgjedhor”

Aktuale

“AAK nuk do të ketë koalicion parazgjedhor”

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 13:01
Foto

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se AAK-ja nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik.  

Sipas saj, pas zgjedhjeve do të ishte mirë që të zgjedhjet një Qeveri pa LVV-në.

‘’Kemi thënë se ne do të garojmë të vetëm në zgjedhje. AAK-ja nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

Jemi të përgatitur për zgjedhje sepse nuk e kemi ndalur fushatën e zgjedhjeve. Kish qenë mirë që të formohet një Qeveri pa LVV-në për shkak të disa dështimeve që kanë pasur brenda këtyre pesë viteve të qeverisjes”, tha Kadrijaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat