Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 13:36
Foto nga takimi

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, priti në takim të premten kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.

Siç njofton KFOR, takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare në Kosovë.

Si përherë, KFOR-i shkroi ndër tjerash se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Kjo për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat