Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, është bashkuar zyrtarisht me Partinë Demokratike të Kosovës.
Hamza e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Postimi i Hamzës:
Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!