Murati në konferencë: Buxheti i Prishtinës u përdor për qëllime elektorale

Aktuale

Murati në konferencë: Buxheti i Prishtinës u përdor për qëllime elektorale

Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 17:11 Përditësuar në ora: 17:58 më 24.11.2025
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Murati: Buxheti i Prishtinës u përdor për qëllime elektorale

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i Prishtinës është përdorur për qëllime elektotale.

Në një konferencë për media ai tha se kryeqyteti ka punuar me 1/12 e buxhetit emergjent.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në mungesë të kauzave të vërteta politike, ka vendosur të sabotojë, të marrë peng qytetarët e Prishtinës dhe të mbajë peng qytetin e Prishtinës, duke bërë betejën politike në kurriz të tyre.

Nuk besoj se kanë kaluar dy javë prej kur nga kryetari i Komunës së Prishtinës dëgjonim se si do të transformohet trafiku urban, ndërsa tani nga transformimi kemi kaluar në ‘bankrotim’; po shihet qartë se po shtohet kjo propagandë që po bëhet. Në mungesë të kauzave politike kjo po keqpërdoret, madje po shfrytëzohet në kurriz të qytetarëve duke u mohuar atyre shërbime publike, vetëm e vetëm që të fajësohet qeveria apo Ministria e Financave.”

Hekuran Murati thërret konferencë për media

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të mbajë sot një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 17:30.

”Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban konferencë për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë – KOHA: 17:30” thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat