Përplasje në KQZ, ja çfarë kërkon PDK dhe e kundërshton VV-ja

Aktuale

Përplasje në KQZ, ja çfarë kërkon PDK dhe e kundërshton VV-ja

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 14:11 Përditësuar në ora: 14:20 më 25.11.2025
Foto ilustrim

VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email

Vetëvendosje ka dalur kundër kërkesës së PDK-se në KQZ që fletëvotimet tu dërgohen dispores fizikisht, siç e parasheh rregullorja.

Në mbledhjen e KQZ po shqyrtohet buxheti për zgjehdjet e parakohshme.

Partia Demokratik e Kosovës ka deklaruar se fletëvotimet duhet t’iu dërgohen fizikisht në adresat e tyre të gjithë atyre që votojnë nga diaspora, duke kundërshtuar propozimin e LVV-së për dërgim përmes e-mailit.

Përplasje në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka arritur ta miratojë buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit 2025, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni.

Anëtarët e PDK-së në KQZ ishi ata që kërkuan përfshirjen e një amandamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit.

Por kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se buxheti është i domosdoshëm dhe në momentin që deshi ta hedh në votim, Arianit Elshani i PDK-së i doli kundër dhe tha të mos shkohet në këtë formë.

Elshani: Kryetar, ndoshta ma s’pari duhet amandamentimin,

Radoniqi: Jo veç pak..

Elshani: Na nuk kemi probleme tjera me buxhetin.

Ilir Gashi (PDK): Je i obliguar me qitë në votim amandamentimin, tani buxhetin.

Elshani: Kjo mund të na bllokojë procesin.

Ndonëse u kërkua pauzë, anëtarët po vazhdojnë të diskutojnë në këtë mbledhje.

Kujtojmë se as dje anëtarët e KQZ-së nuk gjetën dakordim dhe mbledhja dështoi.

PDK në KQZ kërkon që fletëvotimet t’iu dërgohen fizikisht diasporës

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka kërkuar që fletëvotimet tu dërgohen diasporës ashtu siç e parasheh rregullorja.

“Lidhur me kërkesën që të përfshihet buxheti për dërgimin e fletëvotmeve votuesve jashtë Kosovës.

 Për ata që regjistrohen për votim jashtë Kosovës përmes postës të iu dëgohet fletvotimi nga KQZ secilit individualisht, fizikisht në secilin vend ku ai jeton.

Kjo është kërkesa, kërkojmë që kjo të përfshihet në kuadër të këtij buxheti”, tha Elshani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat