Mjeku që i qëndroi afër Thaçit i bashkohet PDK-së!

Aktuale

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit i bashkohet PDK-së!

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 12:07
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Adriatik Berisha i është bashkuar partisë që ai udhëheq.

Berisha, është mjeku i cili i qëndroi afër ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij tek babai, sa e kishte të shtrirë në spital.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.

Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”,ka njoftuar Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat