Bedri Hamza për koalicionin e PDK-së me Eman Rrahmanin: Është i qëndrueshëm!

Aktuale

Bedri Hamza për koalicionin e PDK-së me Eman Rrahmanin: Është i qëndrueshëm!

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 15:00
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka treguar zyrtarisht se partia e tij ka lidhur koalicion me Eman Rrahmanin e Listës për Familje.

Ai tha se marrëveshja e arritur është para dhe paszgjedhore.

“Kemi bërë bashkëpunim para dhe paszgjedhor”, u shpreh Hamza.

“Ne jemi të hapur gjithmonë. Kemi prurje të reja, të gjinive të ndryshme, finalizuam marrëveshjen me “Listën për Familjen” që është vlerë e shtuar dhe jemi gjithmonë të hapur që në të ardhmen të na bashkëngjiten edhe të tjerë”.

Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se ky koalicion mes dy partive, është i qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, Eman Rrahmani tha se me Bedri Hamzën kanë pasur bashkëpunim të ndërsjellë herë pas here, teksa falënderoi atë dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Në këto zgjedhje kemi vendosur të rrugëtojmë me PDK-në”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat