Memli Krasniqi udhëheq shtabin zgjedhor të PDK-së

Aktuale

Memli Krasniqi udhëheq shtabin zgjedhor të PDK-së

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 16:23
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, ku është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.

Në këtë mbledhje, bëhet e ditur se kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës.

Me vendim të Kryesisë së kësaj partie, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kreu i partisë, Memli Krasniqi, i cili sipas njoftimit të PDK-së “me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores”.

PDK thekson se hyn në këto zgjedhje me unitet të plotë, me struktura të mobilizuara dhe me besim në projektin e saj për një qeverisje të përgjegjshme, stabile dhe në shërbim të qytetarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i informojë mediat dhe opinionin publik për secilin hap të mëtejmë të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat