Osmani në Boondsteel për ‘Thanksgiving’, falënderon ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë

Aktuale

Osmani në Boondsteel për ‘Thanksgiving’, falënderon ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 15:19
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Boondsteel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, kanë kremtuar Festën e Falënderimeve në kampin Bondsteel.

E para e shtetit shprehu mirënjohjen për ushtarët amerikanë që kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, “në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.”

“Urime Dita e Falënderimeve/ Happy Thanksgiving

Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.

Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë dhe përtej.” – ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat