Hamza: E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra, janë Shqipëri

Aktuale

Hamza: E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra, janë Shqipëri

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 10:10
Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Bedri Hamza në festën e 28 Nëntorit ka thënë se e kuqja dhe e zeza nuk janë vetëm ngjyra, janë Shqipëri.

“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë. Nga flamuri i Skënderbeut në Krujë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari, kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë.

E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri.

Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet! “, ka shkruar Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat