Rikthehen në funksion shërbimet digjitale të KQZ-së

Aktuale

Rikthehen në funksion shërbimet digjitale të KQZ-së

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Disa prej shërbimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat gjatë ditës ishin jashtë funksionit, tashmë janë rikthyer dhe janë funksionale.

Lajmi u bë i ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Shërbimet për regjistrim për votim jashtë Kosovës (diaspora.kqz-ks.org), kërkimi dhe ndryshimi i Qendrës së Votimit (qv.kqz-ks.org), dhe aplikimi për certifikim të subjekteve politike (apliko.kqz-ks.org) tashmë janë funksionale.

Më herët KQZ-ja kishte bërë të ditur se shërbimet digjitale ishin jashtë funksionit për shkak të punimeve në infrastrukturën e TI-së dhe pritej që ato të riktheheshin në funksion rreth orës 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat