KFOR-i stërvitet me EULEX-in për kontrollin e turmave dhe trazirave

Aktuale

KFOR-i stërvitet me EULEX-in për kontrollin e turmave dhe trazirave

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Trupat hungareze të KFOR-it kanë zhvilluar trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave me personelin e EULEX-it.

Kjo duke forcuar më tej bashkëpunimin midis dy misioneve.

Misioni i NATO-s në Kosovë njofton se aktiviteti u përqendrua në përmirësimin e koordinimit, qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën presion,” duke u lejuar ekipeve të përsosin taktikat dhe të përmirësojnë ndërveprimin gjatë situatave komplekse të sigurisë”.

“Një trajnim i tillë i përbashkët është thelbësor për të siguruar përgjigje efektive dhe të sinkronizuara mirë në mjedise kërkuese – duke mbështetur gatishmërinë e misionit dhe duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat