Adriana Matoshi shpërthen ndaj LDK-së: Jeni në luftë me diasporën!

Aktuale

Adriana Matoshi shpërthen ndaj LDK-së: Jeni në luftë me diasporën!

Nga: A.SH Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 10:47
Adriana Matoshi

Ish-deputetja Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj LDK-së, duke e akuzuar partinë se po tenton të pengojë votimin e diasporës. Ajo thotë se LDK ka bërë ankesë për të mos lejuar ambasadat të marrin hapësira shtesë për mundësimin e votimit, duke e cilësuar këtë si “luftë ndaj diasporës”.

Sipas saj, ndërsa dikur partisë i kanë pëlqyer mjetet e mbledhura nga 3 përqindëshi i mërgatës, tani po tentojnë t’i përjashtojnë nga procesi zgjedhor. Matoshi shtoi se “mërgata dhe Perëndia do t’i dënojnë”, duke e quajtur veprimin të padrejtë dhe të dëmshëm.

Postimi i plotë:

ldk n’lufte me diasporen???

Qa keni more?

ldk paskan bo ankese, qe mos me leju ambasadat me marr hapesira shtese per me ja u mundesu bahkeAtdhetareve me votu ne numer me te madh.

hajt qysh ndryshe luftohet diaspora?

sa e mledhshin 3 perqindshin prej tyne ju pelqejke, ama tash s’pe dojne mo!

ani se ka me ju denu edhe mergata edhe Perendia me kysmet, bre edepsuza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat