Arben Gashi: Edhe Albinit duhet me i thënë bravo – ja pse

Aktuale

Arben Gashi: Edhe Albinit duhet me i thënë bravo – ja pse

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 22:54
Arben Gashi

Gjatë diskutimit për zhvillimet në veriun e vendit, ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka dhënë një vlerësim pozitiv për menaxhimin e situatës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai tha se pavarësisht kritikave ndaj VV-së në çështje të tjera, për veriun duhet njohur progresi i bërë.

“Gjendja faktike fatkeqësisht është rasti i Banjskës dhe ai i ujësjellësit në veri, dhe këto kanë krijuar energji më pozitive në politikën e brendshme dhe të jashtme në favor të Kosovës,” deklaroi Gashi.

Ai kujtoi se edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë për këtë çështje dhe se vetë ai, ka mbështetur vendimet e Qeverisë pas rënies heroike të policit Afrim Bunjaku.

“Mund të themi se situata faktike në veri momentalisht është më e mirë sesa më herët, është progres… Edhe Albinit duhet me i thënë bravo,” u shpreh Gashi.

Sipas tij, sfida kryesore tashmë është si të ruhet situata e përmirësuar dhe të minimizohet rreziku i rikthimit të tensioneve.

“Çështja është qysh me e mbajt situatën faktike dhe me anulu rrezikun ose me zvoglu,” theksoi Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat