​LVV mohon pretendimet për import të energjisë elektrike nga Serbia

Aktuale

​LVV mohon pretendimet për import të energjisë elektrike nga Serbia

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 13:49
Armend Muja

Importi i energjisë elektrike nga Serbia është më pak se 1%, sipas Lëvizjes Vetëvendosje. Armend Muja nga VV nëpërmjet një konference për media ka shpalosur të dhënat e kësaj çështje, si kundërpërgjigje ndaj Hykmete Bajramit të LDK-së, që kishte deklaruar se duhet hetuar importi nga Serbia.

“Vendi nga po buron energjia elektrike që konsumatorët e Kosovës po e përdorin është Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka. Pjesëmarrja e Serbisë në importin e energjisë elektrike në vitin 2025 është më pak se 1%. Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje”, ka thënë ai.

Muja më tej ka thënë se ardhja e NOA-s në Kosovë (kompani private që importon energjinë elektrike në rajon) daton nga viti 2017.  Ai ka shpalosur disa kontrata lidhur me këtë proces të bashkëpunimit. 

“Importi i energjisë elektrike nga Serbia ka qenë prevalent, furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues në tregun e Kosovës deri në kohën kur ne kemi ardhur në pushtet. Qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta, akterët që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji i kam kontratat që ata kanë pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat