Adriana Matoshi i kundërpërgjigjet Sami Lushtakut

Aktuale

Adriana Matoshi i kundërpërgjigjet Sami Lushtakut

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 15:52
Adriana Matoshi

Pas një deklarate që ka shkaktuar polemika në publik, ish deputetja e VV-së,  Adriana Matoshi ka reaguar fuqishëm përmes rrjeteve sociale, duke i drejtuar fjalë të ashpra kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtak.

Në një postim në Facebook, Matoshi ka sfiduar Lushtakun duke kujtuar arritjet e saj profesionale dhe angazhimin familjar, krahasuar me veprimet e tij:

Postim i plotë:

Njihere çika, tani djali, tash edhe baba… U qenka lajmru, SamiU. Për mu tregojnë qysh shkruj, qysh luaj në filma, në shfaqje, e qysh marr çmime gjithandej botës, qysh me punën dhe djersën tem kujdesem për dy prindërit dhe fëmijët.

E për ty, Sami? Krejt e dijmë. Tregojnë se qysh ke blerë toka gjatë luftës, tani tregojnë se qysh ke shitur toka mas luftës për fitime marramendëse, si edhe se qysh ke marrë tendera, si deklaron pasurinë dhe si ke kërcënuar zyrtarë të shtetit. Argatët e tu kanë shërbyer edhe në Leposavic, edhe në Skenderaj. S’di qysh po ki kohë me u marr me mu… Ama hala më shumë se sa nuk je në burg, po kryetar i komunës. Ti s’je niveli jem, as s’ki me qenë kurrë, se s’jam kurrë kaq poshtë në jetë.-

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat