Hargreaves takohet me Abdixhikun

Aktuale

Hargreaves takohet me Abdixhikun

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 16:51
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku/ 4 DHJETOR 2025

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar për takimin që zhvilloi sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në X, ai tha se me Abdixhikun diskutuan për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që takova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes.

Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Shpresova që fushata zgjedhore të shkonte pa probleme me qëllim bashkëpunimin pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat