Haradinaj pret ambasadorin britanik

Aktuale

Haradinaj pret ambasadorin britanik

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 17:15
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin tha se foli për proceset aktuale dhe marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.

“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.  

Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

Hargreaves njoftoi se ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat