Deputetja Donika Gërvalla në një postim në Facebook ka thënë se nuk dua ta komentoj deklarimin e Sami Lushtakut për deputeten Adriana Matoshi, pasi skandali i vërtetë i tij nuk janë gjuha dhe qasja, por fakti që lëviz i lirë.
Sipas saj, ai duhet të përgjigjet para ligjit për të bëmat e tij.
Postimi i plotë:
Pse nuk komentoj çka tha Sami Lushtaku për Adriana Matoshin?
Sepse skandali i vërtetë nuk janë gjuha dhe qasja e tij primitive, por fakti që ai ende lëviz i lirë, pa u përgjigjur para ligjit për bëmat e tij.