Buzhala ‘godet’ opozitën, mbështet Kurtin: Vetëm uniteti politik e zhduk ‘përbindëshin’ e Listës Serbe

Aktuale

Buzhala ‘godet’ opozitën, mbështet Kurtin: Vetëm uniteti politik e zhduk ‘përbindëshin’ e Listës Serbe

Nga: A.M Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 19:30
Analisti Viktor Buzhala

Analisti Viktor Buzhala ka reaguar lidhur me tensionet e vazhdueshme mes Qeverisë së Kosovës dhe disa diplomatëve amerikanë e evropianë, duke theksuar se pavarësisht mosmarrëveshjeve, politikat e kryeministrit Albin Kurti kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në veri dhe dobësim të ndjeshëm të ndikimit të Listës Serbe.

Në reagimin e tij në Facebook, Buzhala u ka bërë thirrje partive opozitare që të distancohen qartë nga Lista Serbe dhe t’i tregojnë partnerëve perëndimorë se nuk e shohin këtë subjekt si të besueshëm apo të pranueshëm për bashkëpunim politik, përcjell “Bota sot”.

Ai vlerëson se një qëndrim i unifikuar i skenës politike në Kosovë do ta zbehte edhe më tej rolin e Listës Serbe, të cilën e cilëson si një “krijesë monstruoze” që po duhej të zhdukej gradualisht nga skena politike e vendit.

Shkrimi i plotë

Tensionet e Albinit dhe VV-së me disa diplomatë amerikanë dhe evropianë (përfshirë edhe masat e BE-së) janë ngritur kohë pas kohe për shkak të Listës Serbe dhe veprimeve të saj në veri.

Por, politika e Albinit solli ndryshime drastike në veri dhe rënie të madhe të popullaritetit të Listës Serbe.

Pra, nga ato politika përfitoi shumë vendi.

Mirë kishte qenë që edhe partitë opozitare të distancohen nga LS-ja, t’ia bëjnë të ditur Perëndimit që as ato nuk e shohin si partnere dhe nuk do të bashkëpunojnë në asnjë rrethanë me të.

Në këtë mënyrë, pozicioni i LS-së do të zbehej shumë dhe kjo krijesë monstruoze do të shkonte drejt zhdukjes.

Fatkeqësisht, partitë opozitare deri tash i kanë denoncuar vetëm veprimet e qeverisë dhe Albinit. Kjo duhet të ndryshojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat