Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Aktuale

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.

Gjatë kësaj mbledhje janë marrë disa vendime me rëndësi për funksionimin institucional dhe realizimin e projekteve ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje, njofton zyra për informim e Kryeministrit, ekzekutivi ka miratuar ndarjen e 141,680 eurove, të cilat do të përdoren për realizimin e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Këto mjete synojnë mbështetjen e programeve që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në vend.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, me qëllim të menaxhimit më efikas të fondeve publike dhe përmbushjes së obligimeve financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat