Vdekja e burrit në QKUK, deklarohet prokuroria

Aktuale

Vdekja e burrit në QKUK, deklarohet prokuroria

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 13:16
Meriton Ramadani

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen e Meriton Ramadanit, i cili vdiq në mëngjesin e djeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizimin që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit, së bashku me institucionet e tjera relevante, janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore. Për çdo informacion të ri, do t’ju njoftojmë me kohë”,  thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat