Diamant Hysenaj, gjakovari që synon një vend në Kongresin e SHBA

Aktuale

Diamant Hysenaj, gjakovari që synon një vend në Kongresin e SHBA

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 16:30
Politikani shqiptar në SHBA, Diamant Hysenaj, dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama /Foto:Facebook

Diamant Hysenaj do të kandidojë për primaret për Kongres në Distriktin e 14-të të New York-ut, nga radhët e Partisë Republikane.

Për këtë arritje e ka uruar edhe kreyetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama e ka uruar Hysenajn përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se rrugëtimi i tij, i cili filloi nga Gjakova është një frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime Diamant Hysenaj për kandidimin në primaret për Kongres në Distriktin 14 të Nju Jorkut nga radhët e Partisë Republikane.

Si bashkëqytetar me rrënjë nga Kosova dhe si një histori e gjallë e ëndrrës amerikane, rrugëtimi yt nga Gjakova drejt një gare për Kongres është frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në SHBA”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat