Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

Aktuale

Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 16:56
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza nga mbledhja e Kryesisë së PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video nga mbledhja e Kryesisë së PDK-së, ku ka deklaruar se përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë finalizuar dhe partia po hyn e konsoliduar në garën zgjedhore.

Hamza ka theksuar se strukturat e partisë tashmë janë në mobilizim të plotë, ndërsa lista dhe ekipi zgjedhor janë finalizuar.

Në postimin e tij, Hamza u shpreh:

“Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive.

Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!”

Videoja e publikuar shfaq atmosferën e punës dhe angazhimit brenda Kryesisë së PDK-së, ndërsa Hamza paralajmëron një fushatë dinamike dhe të orientuar drejt fitores.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat