Motra e Donika Kadajt futet në garë për deputete, befasi është në cilën parti po garon

Aktuale

Motra e Donika Kadajt futet në garë për deputete, befasi është në cilën parti po garon

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 19:34
Motra e Donika Kadaj-Bujupit, Ena Kada

Motra e Donika Kadaj-Bujupit, Ena Kada, ka hyrë në garën për deputete të Kuvendit.

Raportohet, Kadaj do të garojë në këto zgjedhje në kuadër të Partisë Vakat.

E lindur në Sarajevë dhe me kontribut të madh në gastronomi dhe jo vetëm në Prishtinë, prej kohësh ajo po dëshmon aftësitë e saj në politikë.

Kadaj ka kohë që është aktive në këtë fushë, duke qëndruar krah për krah me motrën e saj.

Ajo po ashtu është e angazhuar me punë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ende nuk dihet se cilin numër do ta bartë në partinë e Rasim Demirit.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend do të mbahen më 28 dhjetor..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat