Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur mbledhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar datën për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 28 dhjetor.
Më herët ishte propozuar që tërheqja e shortit të bëhej më 8 dhjetor, por kjo u ndryshua në mbledhjen e radhës së këtij institucioni.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se tërheqja e shortit do të mbahet nesër, me fillim nga ora 14:00, raporton KosovaPress.