“Qen, i poshtër”, Policia dyshohet për keqtrajtimin e qytetarit në Gjilan

Aktuale

“Qen, i poshtër”, Policia dyshohet për keqtrajtimin e qytetarit në Gjilan

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 07:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku një qytetar është keqtrajtuar e ofenduar gjatë arrestimit nga Policia.

Media ka siguruar pamjet ku një zyrtar policor e arreston, ndërsa bashkë me të është edhe një grua në vendin e ngjarjes, e cila s’dihet nëse është police.

Të dy shihen duke e goditur të riun, njëri në trup e tjetri në kokë, dhe i drejtohen me fjalët “Qen”, “I poshtër, marre duhet me të ardhë”.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk dihen, përfshirë edhe arsyen e arrestimit të qytetarit, por redaksia ka kërkuar informacione nga Inspektorati Policor i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat