Analisti i njohur aderon në Guxo

Aktuale

Analisti i njohur aderon në Guxo

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 11:40
Foto nga takimi

Analisti Blerim Gashi, i njohur për qëndrimet e tij të qarta dhe analizat profesionale në debatin publik, ka aderuar në listën Guxo. Njoftimin e bëri Faton Peci.

Gashi sjell përvojë në hartimin e politikave publike, komunikimin strategjik dhe promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare. Angazhimi i tij synon të forcojë qeverisjen e përgjegjshme dhe zhvillimore, në shërbim të Kosovës dhe orientimit euro-atlantik.

Shkrimi i plotë:

Sot, rrugëtimit tonë politik i bashkohet Blerim Gashi, jurist dhe politolog, një emër i njohur i përballjes pa kompromis kundër propagandës dhe dezinformimit si dhe për qasjen e qartë, të argumentuar dhe profesionale në debatin publik e politik.

Me përvojë të gjatë në hartimin e politikave publike dhe komunikimin strategjik, Blerim Gashi ka dëshmuar se guximi intelektual dhe integriteti personal janë themeli i qeverisjes së mirë. Angazhimi i tij për transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje qytetare e ka bërë një zë të besueshëm dhe të respektuar në hapësirën publike kosovare.

Analizat e tij të drejtpërdrejta, shkrimet e guximshme dhe paraqitjet publike me qëndrime të qarta, kanë kontribuar në forcimin e kulturës demokratike dhe në promovimin e një shteti që u shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta.

Me Blerim Gashin në listën e koalicionit Vetëvendosje – Guxo – Alternativa – PShDK, bashkë me profesionistë të tjerë të dëshmuar, vazhdojmë punën e angazhimin tonë për qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, në shërbim të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim të qartë drejt integrimit euroatlantik.

Mirë se erdhe, Blerim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat