Haradinaj mirëpret në AAK, doktorin Gentian Lila

Aktuale

Haradinaj mirëpret në AAK, doktorin Gentian Lila

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 12:23
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me Dr. Gentian Lilën në selin e AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në radhët e AAK-së Dr. Gentian Lilën, neurolog i dalluar dhe një nga profesionistët më të përkushtuar në vend.

“Dr. Genti, i njohur për shërbimin e tij të palodhur ndaj qytetarëve, vjen nga një familje me traditë të gjatë në mjekësi dhe humanizëm.

Ai është biri i Dr. Rifat Lilës, i cili me përkushtim të jashtëzakonshëm i ka shërbyer Gjakovës, Prishtinës dhe mbarë Kosovës, duke qenë gjithmonë krah i fortë i popullit dhe i vendit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se me Dr. Gentin do të garojnë së bashku në proceset e ardhshme politike, me synimin për t’i dhënë Kosovës një energji të re dhe një drejtim të fortë përpara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat