Ka ndërruar jetë dje, në moshën 70-vjeçare, Shani Kurtaj.
Lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së nga Zhuri i Prizrenit e ka bërë të ditur familja.
Varrimi i tij do të mbahet sot, në varrezat e fshatit Zhur.
Shani Kurtaj ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar për kontributin e tij të çmuar në luftën për liri dhe pavarësi, duke iu përkushtuar me pasion kauzës së UÇK-së.