Zgjedhjet e 28 dhjetorit, me këtë numër do të garojë PDK
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një konference për media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 123 për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Kjo u bë e ditur sot gjatë hedhjes së shortit për partitë politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Numri 129 i takon AAK-së për zgjedhjet e ardhshme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin 129 në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Kjo u bë e ditur gjatë konferencës së KQZ-së përmes së cilës zbulohen numrat për secilën parti.
Ky është numri me të cilin do të garojë Nisma në zgjedhje
Nisma Socialdemokrate do të garojë me numrin 122 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndërsa, numrat për renditjen e partive janë nga 111 deri në 134.
Lista Serbe garon me numrin 127 pas tërheqjes së shortit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lista Serbe do të garojë me numrin 127.
Ndryshe, numrat për renditjen e partive janë nga 111 deri në 134.
VV mëson numrin e saj në renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Ka nisur në KQZ tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 116 në renditjen e subjekteve politike.
VV është në garë zgjedhore së bashku me Guxo, Alternativa dhe PSHDK.
Nisi shorti për renditjen e partive në fletëvotim - Radoniqi u bën thirrje subjekteve për bashkëpunim e respektim të rregullave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryesuesi Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se numrat në fletëvotim do të jenë nga 111 deri në 134.
“Sot do të tërheqim shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit,” tha Radoniqi, duke sqaruar se ky është një nga hapat kryesorë drejt finalizimit të përgatitjeve zgjedhore.
Ai theksoi se KQZ ka qenë maksimalisht e angazhuar gjatë dy javëve të fundit për të siguruar organizim të rregullt të procesit.
“Prej dy javësh KQZ ka qenë e angazhuar në mënyrë intensive në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve,” u shpreh ai.
Radoniqi bëri të ditur se pas shortit, procesi vazhdon me fazat e ardhshme teknike.
“Pas këtij aktiviteti, KQZ do të vazhdojë me hapat e ardhshëm si miratimin e dizajnit të përmbajtjes së fletëvotimeve dhe përgatitjen për fillimin e procesit të votimit me postë për qytetarët tanë që jetojnë jashtë Kosovës,” tha ai.
Në fund, kryesuesi i KQZ-së u bëri thirrje subjekteve që fushatën ta zhvillojnë me korrektësi.
“Ftoj të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që angazhimin e tyre ta zhvillojnë në frymë të bashkëpunimit, respektit dhe përkushtimit ndaj rregullave dhe ligjeve zgjedhore,” deklaroi Radoniqi.