Kjo është lista e plotë e kandidatëve të LDK-së për deputetë

Aktuale

Kjo është lista e plotë e kandidatëve të LDK-së për deputetë

Nga: M.L. Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot listën zgjedhore të subjektit të tij, të cilën e quajti “lista e shpresës”. Në një postim publik, Abdixhiku theksoi se kjo listë përfaqëson njerëzit që besojnë në shtet, në ligj, në meritokraci dhe në të ardhmen euroatlantike të vendit.

Sipas tij, ekipi i LDK-së është një kombinim i përvojës dhe energjisë së gjeneratës së re, profesionistëve të dëshmuar dhe aktivistëve të palodhur të partisë. Ai u shpreh se çdo emër në listë mbështetet mbi vlera të qarta si integriteti, besimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

“Me këtë listë, LDK nis rrugëtimin drejt 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin,” theksoi Abdixhiku, duke shtuar se partia synon të ecë drejt fitores “me qetësi, me dije dhe me përkushtim”.

Image
Lista

Lista nis me Lumir Abdixhikun dhe mbaron me Paris Gurin.

Në dhjetëshen e parë të LDK-së bëjnë pjesë:

Lumir Abdixhiku

Kujtim Shala

Hykmete Bajramni

Doarsa Kica Xhelili

Avdullah Hoti

Anton Quni

Jehona Lushaku Sadriu 

Ferid Agani

Ukë Rugova

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat