“Kosova në rrezik”: Geci zbulon kurthin e tradhtisë dhe pasurive të dyshimta

Aktuale

“Kosova në rrezik”: Geci zbulon kurthin e tradhtisë dhe pasurive të dyshimta

Nga: A.M Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Halil Geci ka alarmuar mbi gjendjen politike dhe shoqërore në vend, duke kritikuar ashpër rolin e ish-opozitarëve dhe ndikimet e jashtme që, sipas tij, e kanë futur vendin në një kurth të rrezikshëm.

Në reagimin e tij në Facebook, ai paraqet një analizë të ashpër të gabimeve të së kaluarës, pasojave që ato kanë shkaktuar dhe nevojës urgjente për një drejtim të ri politik që t’i rikthejë besimin qytetarëve, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kosova në kurth: Nga tradhtia politike dhe ndikimet e huaja

Papërgjegjësitë dhe dështimet e ish-opozitarëve e kanë goditur dhe dëmtuar vendin pa mëshirë. Për pasojë, ata kanë humbur mbështetjen e qytetarëve dhe rrezikojnë ta humbasin edhe më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Besoj fuqishëm se populli, me votën e tij, do t’i ndëshkojë këto praktika të vjetra politike dhe do t’i dërgojë në pension ata që kanë kontribuar në bllokimin, stagnimin dhe dobësimin e vendit.

Në fund, koha dhe historia do t’i vendosin në vendin që u takon të gjithë atyre që kanë vepruar në kundërshtim me interesin e shtetit.

Politikat e vjetra, të ndikuara nga faktorë të jashtëm, si dhe abuzimet me pushtetin, po kërcënojnë të ardhmen e vendit, duke e lënë Kosovën të përçarë dhe të pambrojtur.

Abuzimi më i madh që i është bërë vendit nga ish-gjeneralët e luftës dhe ish-opozitarët lidhet me keqpërdorimin e titujve akademikë, pa përmendur këtu pasuritë e dyshimta, plaçkitjet dhe vrasjet që kanë ndodhur.

Individë pa merita të mirëfillta profesionale kanë arritur të marrin tituj që nuk i kanë fituar me punë, duke dëmtuar rëndë integritetin e sistemit arsimor. Madje disa prej tyre kanë përfunduar edhe si ligjërues në shkolla dhe fakultete, duke e cenuar cilësinë e arsimit dhe duke krijuar një rreth të tërë ndikimi që ka prodhuar pasoja afatgjata për shoqërinë.

Ky fenomen ka minuar besimin e qytetarëve në arsimin e lartë dhe ka krijuar një kulturë të rrezikshme ku diploma është përdorur si mjet politik, e jo si dëshmi e dijes dhe meritës.

Për shkak të këtyre dhe shumë shkeljeve të tjera, opozitarët e sotëm kanë humbur besimin e qytetarëve.

Alternativa e vetme që mund t’i rikthejë shpresën e humbur këtij populli është koalicioni Guxo – VV – PShDK – Alternativa.

Prandaj, 28 dhjetori po vjen si një mundësi përmes votës plebishitare, për t’i larguar njëherë e mirë efektet e politikave të kaluara dhe për t’i dhënë vendit një drejtim të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat