Rama takon Begajn, flasin pët thellimin e bashkëpunimit Prishtinë-Tiranë

Aktuale

Rama takon Begajn, flasin pët thellimin e bashkëpunimit Prishtinë-Tiranë

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 21:20
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.

Rama theksoi se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të thellohet më tej, duke u fokusuar në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet ndërmjet dy kryeqyteteve.

Postimi:

“Me fillimin e mandatit tim të ri si Kryetar i Prishtinës, e mirëprita Presidentin e Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, në Odën e Kryeqytetit. Ky ishte një fillim simbolik që pasqyron drejtimin tonë të përbashkët.

Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të forcohet edhe më tej, në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet tona", ka theksuar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat