Haradinaj: Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, vendi ynë në kulmin e korrupsionit

Aktuale

Haradinaj: Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, vendi ynë në kulmin e korrupsionit

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 22:38
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar Ditën Botërore Kundër Korrupsionit.

Sipas tij, kjo ditë po shënohet pikërisht “në kulmin e korrupsionit në vendin tonë”.

Duke folur për qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se ata erdhën në pushtet me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”.

“Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye. Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, shkroi Haradinaj, i cili po kandidon për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat