Osmani pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Aktuale

Osmani pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 13:26
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Osmani tha se me Begajn biseduan për bashkëpunimin e pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

"Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës", ka shkruar Osmani.

Tutje, Osmani ka uruar Begajn që viti i ardhshëm të sjell më shumë afërsi dhe bashëkpunim drejt Bashkimit Evropian.

"Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona", thuhet në postimin e Osmanit.

Postimi i plotë:

Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat