Sot diskutohet për sinjalizimin në sektorin publik dhe privat

Aktuale

Sot diskutohet për sinjalizimin në sektorin publik dhe privat

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Java e Integritetit 2025 po i afrohet përmbylljes me një nga temat më të ndjeshme dhe njëkohësisht më të rëndësishme për forcimin e transparencës dhe sundimit të ligjit në vend:

Sinjalizimin në sektorin publik dhe privat.

Sot Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në bashkëpunim me Forumin Konsultativ me Shoqërinë Civile, sjell Ditën e pestë të Javës së Integritetit me fokus tek ata që shpesh mbeten të padukshëm, por që mbrojnë interesin publik me guxim dhe përgjegjësi: sinjalizuesit.

“Në një kohë kur institucionet publike dhe bizneset private përballen me sfida të mëdha të integritetit, diskutimi rreth mënyrës se si trajtohen sinjalizimet, sa të mbrojtur janë sinjalizuesit, cilët mekanizma funksionojnë dhe cilët jo, merr rëndësi të jashtëzakonshme”, njofton Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat