Peci e falënderon Bedri Hamzën për punët e mira në Mitrovicë

Aktuale

Peci e falënderon Bedri Hamzën për punët e mira në Mitrovicë

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 21:08
Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pranuar sot detyrën nga paraardhësi i tij, Bedri Hamza

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pranuar sot detyrën nga paraardhësi i tij, Bedri Hamza, në një takim zyrtar që u zhvillua në objektin e komunës.

Përmes një postimi në facebook Peci ka falënderuar Hamzën për punën e bërë gjatë mandatit të tij katërvjeçar në krye të komunës.

“Falënderoj ish-kryetarin Hamza për çdo punë të mirë që ka arritur të bëjë për Mitrovicën gjatë mandatit të tij,” shkroi Peci, duke e cilësuar këtë detyrë si nderin më të madh që ia kanë besuar qytetarët e Mitrovicës.

Ai theksoi se do ta ushtrojë funksionin e kryetarit me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë institucionale, ashtu siç edhe është zotuar gjatë marrjes së detyrës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat