​Përfundon ushtrimi i përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Ambasada amerikane

Aktuale

​Përfundon ushtrimi i përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Ambasada amerikane

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 21:10
Ilustrim

Ushtrimi i përbashkët i planifikuar nga Policia e Kosovës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përfunduar, raporton kp.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale.

“Ushtrimi i përbashkët për reagim ndaj krizave i kryer nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Policia e Kosovës tani ka përfunduar. Faleminderit!”

Pjesë e ushtrimit ishin njësitë policore, duke filluar nga njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë e deri te njësitë elite speciale të profileve të ndryshme. Ushtrimi ka nisur në ora 15:00 dhe ka zgjatur deri në orën 21:00, në zonën përreth Ambasadës amerikane në Prishtinë – lagjja “Arbëria”.

Ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat