Kurti njofton një lajm të mirë për qytetarët

Aktuale

Kurti njofton një lajm të mirë për qytetarët

Nga: Bota sot Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 21:54
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.

Kompania Kosovare për Transmetim të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e nënstacionit të ri në Malishevë, një projekt që synon përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në Facebook, duke e cilësuar këtë si “një lajm tejet të mirë dhe të shumëpritur për banorët e Malishevës”.

Sipas tij, nënstacioni i ri do të ofrojë furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, do të rrisë sigurinë dhe do të krijojë bazë të fortë për zhvillimin e ekonomisë lokale.

Postimi i plotë:

Një lajm tejet i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Malishevës. Nënstacioni i ri do të ofrojë cilësi më të lartë të furnizimit me energji elektrike, siguri më të madhe dhe bazë të fortë për zhvillim të ekonomisë lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat